Hadithe

Ebu hurejra r.a thotë se e ka dëgjuar të dërguarin e All-llahut s.a.v.s duke thënë:"Pasha All-llahun une i drejtohem me tevbe dhe istigfar All-llahut për mëshirë dhe falje më tepër se dhjetë herë në ditë.

 



Nga el Egarr ibni Jesar el-Muzennij r.a transmetohet se i dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thëne:"O njerëz, drejtohuni All-llahut me tevbe dhe kërkim për falje,edhe une i bëj tevbe All-llahut nga njëqind herë në ditë."

 

 



Ebu hamza Enes ibni Malik el Ensarij r.a shërbëtori i të dërguarit të All-llahut s.a.v.s thotë se Alejhiselami ka thënë:"All-llahu më tepër gëzohet për pendimin e robit të vetë se sa do të gëzohej ndonjëri prej jush kur do ta gjente devenë e humbur në shkretëtire pa ujë dhe fryte."


Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer ubn el Hatab përcillet se i dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë:"Vërtet All-llahu i gjithefuqishëm e pranon pendimin e robit të vetë deri ne gargaren e tij (frymën e tij të fundit).

 

 


 

Nga Ibni Abbasi dhe Enesi ibni Maliku r.a percillet se i Derguari i All-llahut s.a.v.s ka thene:"Sikur njeriu te kishte nje lugine me arë,do te deshironte ti kete dy lugina(ne vend te njeres).Dhe gojen e tij asgje nuk mund ta mbushe(ngope)perveq dheut.Atyre qe bejne tevbe All-llahu xh.sh ua pranon tevben e tyre."

 


 

Nga Ebu Hurejre r.a percillet se i Derguari i All-llahut s.a.v.s ka thene:"All-llahu i madherishem qeshet(eshte i kenaqur)me dy njerez,te cilet luftohen ne mes vete,e njeri e vret tjetrindhe te dy hyne ne Xhennet!Njeri prej tyre lufton ne rruge te All-llahut,vritet dhe hyn ne Xhennet,kurse vrasesin e meshiron All-llahue ky e pranon Islamin e pastaj edhe vete behet shehid(vritet ne xhihad)."

 


 

Sabri(durimi)

Nga ebu Jahja Suhejb ibn Sinan r.a perrcillet se i derhuari i All-llahut s.a.v.s ka thene:"E quditshme eshte qeshtja e besimtarit.Qeshtja e tij eshte krejt mire per te dhe nuk eshte i tille per askend tjeter.Nese besimtarin e godet gezimi ai falenderon(All-llahun) e kjo sjell dobi,kurse nese e godet e keqja ai ben durim (saber),andaj edhe kjo sjell dobi."

 


 

Nga Ebu Hurejra r.a percillet se i derguari i All-llahut s.a.v.s ka thene:"All-llahu i madherishem thote :"Shperblimi i robit tim besimtar,kur tia merr te dashurin e tij nga banoret e kesaj bote,e ai ben durim per te duke llogaritur shperblim,eshte me Xhenet."

 


 

Transmetohet nga Enesi r.a qe thote se e ka degjuar te Derguarin e All-llahut s.a.v.s duke thene:"All-llahu xh.sh thote"Nese robin tim e sprovoj me dy te dashurit e tij(me humbjen e syve)e ai ben durim,do tia kompensoje me Xhenet.

 


 

Nga Ata'ibn Ebi Rebahu transmetohet te kete thene:"Mua ibni Abbasi me ka thene:"Ado te ta tregoje nje nga grate e Xhenetit?"Gjithsesi" i thashe,e ai me tha:"Kjo grua zezake erdhi te Pejgamberi s.a.v.s e i tha:"Mua nganjehere me godet epilepsia dhe une ate e fsheh(nga njerezite),andaj lute per mua All-llahun e madherishem."(Pejgamberi)Tha:"Nese do,bej durim ne semundje,do ta fitosh Xhenetin,e nese do po i bej lutje All-llahut te madherishem qe te te sheroje."Ajo tha:"Do ta duroj."Pastaj ajo vazhdoi:"Une e kam fshehur,andaj lute All-llahun qe me mos ta fsheh."Dhe pejgamberi beri lutje."

 


 

Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejre r.anhuma percillet se Pejgamberi s.a.v.s ka thene:"Ckado qe e godet muslimanin qofte lodhje,pikellim,brenge,hidherim,mundim nga semundje a fatekeqsi,madje edhe te shpuarit e ferres me secilen prej ketyre All-llahu ia shlyen mekatet atij."

 


 

Nga Enesi r.a percillet s i Derguari i All-llahut s.a.v.s ka thene:"Asesi askush prej jush mos ta deshiroje vdekjen e vet per shkak se e ka goditur ndonje e keqe.E nese eshte i detyruar,ateher le te thote:"O Zoti im,me le te jetoje derisa te jete per mua jeta me e dobishme,kurse me vdis kur e jete vdekja per mua me e dobishme."

 


 

RENDESIA E FALJES NAMAZIT DHE PASOJAT E MOSFALJES SE TIJ.

 

Abdullah bin Mes'udi,Allahu qoftë i kënaqur prej tij,ka thënë:"e pyeta të dërguarin e Allahut s.a.v.s ,se cila është vepra më e mirë.I Dërguari i Allahut tha:"Eshtë namzi në kohën e tij...."

 



Ebu Hurejra,Allahu qoftë i kënaqur prej tij ka thënë:"e dëgjova të dërguarin e Allahut s.a.v.s tek thoshte:"mendoni sikur një lumë të kalojë para portës të ndonjërit prej jush dhe ai lahet në të pesë herë në ditë.A mbetet gjë nga papastërtit e tij?"-Jo,nuk mbetet"-thanë të tjerët.Dhe ai vazhdoi:"Po kështu janë të pesë namazet me to Allahu i fshin mëkatet."

 

 


 

Xhabir bin Abdullah,Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë:"Muhamedi s.a v.s thoshte se:"Dalimi midis njeriut besimtar dhe ati jobesimtar është lënia e namazit.

 


 

Enesi,tregon se i dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë:"namazi është gjëja e parë për të cilën robi jep llogari ditën e kijametit.Nëse namazi i tij është në rregull,të gjitha punët e tij,në dashtë Allahu,do të dalin në rregull.Dhe në qoftë se namazi i tij nuk është në rregull,atëher janë pavlerë të gjitha punët e tjera të njeriut.

 


 

Abdullah bin Omeri,Allahu qoftë i kënaqur me të,thotë se Muhamedi a.s e përmendi një ditë namazin duke thënë:"Kush e ka kryer rregullisht namazin, ky bëhet për të dritë si argument dhe shpëtim në ditën e kijametit.Ndërsa ai që sështë kujdesur për namazet,ai nuk do të ketë as dritë, as argument e as shpëtim.Ditën e kijametit ai mbetet bashkë me Karunin,Faraonin,Hamanin dhe Ubej ibn Kalifin."

 



Ibnu Mes'udi r.a tregon se një njeri kishte puthur një grua vetëm një herë dhe erdhi te Pejgamberi a.s që të lajmërojë(i penduar për atë mëkat).Atëherë All-llahu e shpalli ajetin:"Fale namazin ditën dhe natën,vërtet punët e mira i shlyejnë punët e këqija".
Njeriu atëherë i tha pejgamberit s.a.v.s.:'A vlen kjo për mua?"
Pejgamebri s.a..v.s. iu pergjigj:"Për mbarë ummetin tim!"

 

 


 

Nga Othman bin Affan r.a thuhet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:"Cili njeri prej musliamanëve kur hyn koha e rregullt e namazit,merr abdest e falë namazin me përpikmëri të plotë duke i kryer të gjitha ruknet e tij,ky do te jet keffaret(larje gabimi)për mëkatet e mëparshme,derisa të mos bëj mëkate të mëdha.Kjo vlen në mënyrë të vazhdueshme".

 



Burejde r.a thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:"Kush e lë namazin e ikindisë ,humb e tërë puna e tij".

 

 


 

Enesi r.a tregon se Pejgamberi s.a.v.s.e ka vonuar faljen e namazit të jacisë një natë deri në mesnatë ,e pasi që e fali namazin u kthye me fytyre nga ne dhe tha:"Këta njerëz janë falur,kanë fjetur,por gjithnjë ishin në namaz,gjatë kohës së pritjes së namazit."

 



Uthman ibni Affani thotë :"E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thenë:"Kush e fal namazin e jacisë me xhematë ,është sikurse ai çë fal namaz deri në ghysmën e natës.Ndërsa,ai që e fal namazin e sabahut me xhematë është sikurse ai i cili është falur vetëm gjithë natën".

 

 



Ebu Huejre r.a thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:"Sikur ta dini se ç'vlerë kanë namazi i jacisë dhe i sabahut,ata do të vinin në xhami rrëshqnans(zhagaz)".

 

 


 

Ibni Umeri r.a thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:"Mua më është urdhëruar që të luftojë me njerëzitë(me pabesimtarët),derisa të mos dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij(hynjinë e All-lalhut dhe pejgamberinë e Muhamedit )si dhe derisa të mos e falin namazin dhe të mos e japin zekatin,e kur i kryejnë këto,atëherë gjaku dhe pasuria e tyre janë të sigurta,përveç sipas parimeve islame,ndërsa sa i përket sinqeritetit të tyre është qështje e perëndisë".

 


 

Xhabiri r.a thotë:"E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut duke thënë:"Në mes,shirkut dhe kufrit është lënia e namazit".

 



Burejde r.a thotë se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë :"Obligmi dhe zbatimi në mes nesh dhe atyre është namazi dhe ai që e lë atë ka bërë kufr.

 

 



Shekik ibni Abdull-llah i cili ishte prej tabiinëve dhe ishte i njohur për përsosuri thotë:"Shokët e Muhamedit s.a.v.s. nuk e shihnin(konsideronin)lënjen e asnjë pune për kufr,përveç lënies së namazit."

 

 



Aisha r.anhuma thotë se :"Pejgamberi s.a.v.s. nuk i ka lën katër rekate para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut."

 

 



Aisha r.anhuma thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:"Dy rekatet e namazit të sabahut janë më të dobishme se kjo botë dhe çdo gjë që ka në të."

 

 



Ebu Hurejre r.a thotë:"Një njeri i verbër erdhi te Pejgamberi s.a.v.s dhe i tha "O i Dërguar i All-llahut unë nuk kam udhërrëfyes që më çon deri në xhami".E luti Pejgamberin s.a.v.s që ta lironte nga shkurja ne xhami dhe të falet në shtepinë e vet.Pejgamberi s.a.v.s e liroi nga shkuarja në xhami,pasi që ai ia ktheu shpinën,Pejgamberi s.a.v.s e thirri dhe i tha:"A e dëgjon ti thirrjen e ezanit për namaz?"Njeriu i verbër u përgjegj:"Po,e dëgjoj!"Pejgamberi s.a.v.s atëher i tha:"Përgjegju thirrjes!"

 

 



Ebu Hurejre thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:"Kush zgjohet herët dhe shkon në xhami,All-llahu do ti përgatit atij banesa në xhenet,çdo herë që zgjohet herët dhe kur bie vonë".

 

 


 


Ebu Hurejre r.a tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thenë:"Kush pastrohet në shtëpinë e vet,e pastaj shkon në një shtëpi prej shtëpive të All-llahut,për çdo hap që e bën i shlyenjë një mëkat,ndërsa hapi pas tij ia lartëson gradën".

 



Ubejj ibnu Ka'bi tregon se ishte një njeri prej ensarëve nuk e di se ndokush ishte më larg se ai prej xhamisë(e kishte shtëpinë shumë larg xhamisë),por ai nuk e linte asnjë kohë të namazit pa e falur në xhami.
Njerëzitë i thonin:"Sikur ta kishe blerë një gomar me të cilin do të udhtoje deri në xhami dhe anasjelltas gjatë natës dhe kohën kur bën vapë e madhe ."
Ai u tha:"Unë dëshirojë që të më shkruhet udhëtimi në xhami ,si dhe të më shkruhet udhëtimi im kur të kthehem te familja..I Dërguari i All-llahut tha:"All-llahu të gjitha këto ti ka bashkuar.

 

 



Ebu Hurejre r.a tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë:"A dëshironi t'ju tregojë se me çka All-llahu i shlyen mëkatet dhe me çka i lartëson derexhet?"Të pranishmit thanë:"Gjithsesi dëshirojmë o i Dërguar i All-llahut".Pejgamberi s.a.v.s atëher u tha:"Marrja e abdestit edhe kur është vështirë(bën kohë të ftohtë),shkuarja e shpeshtë ne xhami,pritja e namazit pas namzit..Kjo është fortifikat.Kjo është fortifikatë."

 

AJETI HADITHI & FJALA E URTË
 
“ Allahu i Madhërishëm thotë:
Ata që duan njëri tjetrin për hirë të
Madhëris Time, ata do të jenë në piedestale
të dritës dhe ua kanë lakmi
pejgamberët dhe shehidët ”
( Transmeton Tirmidhiu )


"Dashuria për hirë të Allahut është
fryt i dashurisë ndaj Allahut të
Madhërishëm. ajo është
begati hyjnore,shkëlqim perëndie
dhe dritë që Allahu e hudh në
zemrat e besimtarëve"


Fjalor Shqip-Arabisht
 

Vizitoret
Counter
Power by: Ergyn Gashi & Rexhep Kera

E-mail
  1. media-islame@hotmail.com
  2. x_kera@hotmail.com
  3. ergyngashi@hotmail.com
Kosovë - Vushtrri

Statistika e Webit
XStat.de

Nuk eshte e lejueshme qe materiali ne kete sajt, pa marre parasysh formatin, te perdoret per ndonje aktivitet botues, qofte ai i shkruar apo elektronik, pa pelqimin paraprak te audio-islame.tk.
© Copyright 2007


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free